Goditja e madhe e Tottenham kundër City. Kane thyen rekord dhe stadiumi thërret Conten

5 February 2023, 19:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditja e madhe e Tottenham kundër City. Kane thyen rekord dhe stadiumi
Harry Kane

Ka fitore kaq të rënda sa mund të ndryshojnë një sezon. Dhe fitorja 1-0 e Tottenham ndaj Cityt mund të jetë një nga këto.

Ndërkohë, Harry Kane, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Tottenhamit (267 gola). 29-vjeçari, me golin që realizoi ndaj kampionëve në fuqi të Manchester City-t këtë të diel, la pas, James Peter Greaves, i ndarë nga jeta në vitin 2021, në moshën 81-vjeçare, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Tottenhami.

Kane e arrin shifrën e 267 golave ​​në takimin e 412-të (301 takime në Premier League), ndërsa James Greaves shënoi 266 gola në 379 ndeshje.

Ai është gjithashtu lojtari i tretë në histori me më shumë gola në Premier League: 200. Më shumë se Kanë në elitën e futbollit anglez kanë shënuar Alan Shearer (260) dhe Ëayne Rooney (208).

Sa i përket ndeshjes, goli i Kane i mjaftoi Tottenhamit për të mposhtur City-n, që nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Arsenalit, me diferencën mes vendit të parë dhe të dytë që mbetet pesë pikë.

Ndërkohë, fitorja iu dedikua Contes nga ana e Tottenham Stadium që këndonte "Antonio! Antonio!". Trajneri italian sapo ka bërë një operacion.


Video