Premier League/ Liverpool vazhdon "të turpërohet", Man.United fiton me 10 lojtarë

4 February 2023, 18:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Premier League/ Liverpool vazhdon "të turpërohet",
Wolves

Duket se ky nuk është sezoni i Liverpool. Tjetër humbje për të kuq, këtë radhë 3-0 në transfertë ndaj Wolves.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e pësoi dy herë për 12 minuta, autogol i Matip dhe gol i Daëson. Pjesa e dytë ka të të njëjtin ritëm, edhe Neves shënon emrin në listën e golashënuesve. Liverpool renditet në vendin e 10-të.

Manchester United ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace. Sfida u duk e lehtë për “Djajtë e kuq”, pas golit të Fernandes dhe dyfishimit të shifrave nga Rashford (7’, 62’).

Gjithsesi, gjërat për ekipin e Ten Hag i komplikoi dalja me të kuqe e Casemiros (70’), pasi mysafirët ngushtuan menjëherë shifrat me Schlupp. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me emocionet që ishin të mëdha.

Premier League/ Liverpool vazhdon "të turpërohet",


Video