Debutimi i hidhur i Thiago Mottas te Juventusi, por trajneri është optimist: Do ndërtojmë një super ekip

26 July 2024, 20:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debutimi i hidhur i Thiago Mottas te Juventusi, por trajneri është
Vlahovic humbi nje penallti

Ndeshja e parë miqësore e Juventusit te Thiago Mottas për sezonin e ri nuk ka shkuar siç pritej për bardhezinjtë. Ndryshimet që priteshin nga trajneri i ri nuk janë dukur ende, edhe pse është vetëm testi i parë, kjo pasi djemtë e Thiago Mottas janë mundur 3-0 nga Nurenberg në Gjermani.

Skuadra italiane pësoi golin e parë nga Jander në minutën e 19 të sfidës ku Tiago Mota ndryshoi plotësisht 11-shen në pjesën e dytë të lojës, me Vlahovic të kthyer të vetëm në majën e sulmit.

Ky i fundit kishte mundësinë të barazonte shifrat me një 11-metërsh, por e gaboi atë. Ndërkohë, gjermanët thelluan diferencën në minutat e fundit ku shënuan me Forkel dhe Janish, për të çuar rezultatin në 3-0.

Në fushë shumë të rinj dhe vetëm 3-4 futbollistë të formacionit të parë kjo edhe sepse disa janë ende me pushime dhe disa sapo janë kthyer. Në fushë ishte edhe shqiptari Luis Hasa që luajti titullar.

“Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Weah, për momentin, e shoh përpara dhe në avantazh ndaj të tjerëve. Nuk kam asnjë dyshim se do të ndërtojmë një ekip të fortë”, u shpreh Thiago Motta pas ndeshjes.

“Unë mendoj se ne mund ta kontrollojmë lojën më mirë, të kontrollosh veten do të thotë të luajmë topin më mirë dhe në gjysmën e fushës së kundërshtarit, të zgjerojmë këtë fazë të posedimit për t’u organizuar dhe gjithashtu ta lodhim kundërshtarin përpara se të gjejmë hapësirën ku mund të sulmojmë. Në fillim të pjesës së dytë ne nuk ia dolëm mirë në pjesën e parë.“Fillimi ynë në pjesën e dytë, një skuadër që arrin të dominojë kundërshtarin, të krijojë dhe të mos e lejojë kundërshtarin të riniset. Kjo është ideja jonë dhe ta zgjasim këtë moment në lojë. Duhet të jemi në gjendje ta bëjmë për aq kohë sa më shumë të jetë e mundur”.


Video