Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Leonardo Bonucci ka gjetur një ekip të ri. Mbrojtësi, i cili deri në fund luftoi të qëndronte te Juventus, i tha “po” Union Berlin-it dhe do të luajë në Bundesligë.
Transferimi do të jetë falas, me Juventus që do paguajë një pjesë të pagës (rreth 25%). Për Bonucci-n ka një kontratë deri në vitin 2024.
Italiani pritet të mbërrijë në Berlin mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa nesër vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.
36-vjeçari i jep kështu fund dy periudhave të tij me Juventusin. Ish-kapiteni ka luajtur 502 ndeshje zyrtare për “Zonjën e Vjetër” nga ku ka realizuar 37 gola dhe 10 asistime. Gjithashtu ai ka fituar trofe të rëndësishëm si 8 Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa të Italisë.