A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Shqiptari Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 20-të në boksin profesionist.
27-vjeçari mundi kilianin Gerardo Mellada në duelin e peshave të rënda i zhvilluar të shtunën në Mançester.
Një përballje e fortë që u mbyll me pikë ku gjyqtarët ishin të gjithë në favor të Uldedajt që ka vetëm 1 humbje në karrierën e tij që nisi në vitin 2015.
Jurgen Uldedaj është mes më të mirëve në renditjen botërore të katër federatave më të rëndësishme dhe zotëron brezin e kampionit të IBF International Cruiserweight.