Bilanci i Championsit: Buzëqesh Italia, rënie e fortë e Spanjës dhe surpriza Portugali

27 October 2022, 18:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bilanci i Championsit: Buzëqesh Italia, rënie e fortë e
Zhgenjimi i lojtareve te Barcelones pas eliminimit nga Championsi.

Dy netët e fundit të Ligës së Kampionëve ishin pozitive për Italinë, që buzëqesh pas rezultateve të skuadrave të saj. Me përjashtim të Juventusit, sigurisht, që dështoi keq.

Interi dhe Napoli kanë fituar dhe kanë bindur. Skuadrat e Inzaghit dhe Spallettit kanë siguruar ‘biletën’ për në fazën e 1/8-ve të Championsit, kurse Milani i Piolit ka nevojë edhe për një pikë në ndeshjen e fundit ndaj Salzburgut.

Objektivi për të shkuar me 3 skuadra në 16-ën më të mirë të kompeticionit është realizuar tashmë për Italinë. Një lajm i mirë për renditjen e UEFA-s.

E kundërta ka ndodhur me Spanjën, që ka shënuar një rënie të theksuar. Pasi ka dominuar 10-vjeçarin e fundit, bashkë me Anglinë, Spanja sheh të eliminohen në fazën e grupeve Barcelonën, Atletiko Madridin dhe Seviljen. U kualifikua vetëm Real Madrid, kampion në fuqi i Europës.

Premier Liga vazhdon të jetë në majë dhe shpreson të jetë me 4 skuadra në fazën tjetër. Totenhemi duhet të barazojë të paktën me Olimpikun e Marsejës në ndeshjen e fundit për të kaluar më tej. Mançester Siti, Çelsi dhe Liverpuli janë kualifikuar tashmë.

Surpriza e madhe e grupeve është Portugalia, me Benfikën dhe Porton të kualifikuara, si dhe me Sportingun ende në lojë.


Video