
Nëse Tammy Abraham shënon kundër Sampdorias, ai barazon një rekord që ka zgjatur që nga viti 1929, i vendosur nga një golashënues fantastik i quajtur Rodolfo Volk: 24 gola në sezonin e tij debutues me Romën.
I mbiquajtur 'Sciabbolone', me dy “b” edhe pse ka lindur në Rijeka, Volk zbarkoi në kryeqytet në vitin 1928 dhe hyri menjëherë në zemrat e tifozëve verdhekuq, së bashku me Fulvio Bernardinin, emrin e të cilit mori më vonë qendra sportive e Trigorias.
Në sezonin e parë, Volk shënoi 24 golat e tij me fanelën e Romës në vetëm 30 ndeshje. Abraham ka një mesatare më të ulët, pasi ka shënuar 23 gola në 40 ndeshje, përfshirë këtu kupat.
Megjithatë, kjo nuk do t’ja zhvlerësonte rekordin, nëse sulmuesi britanik do të tejkalonte Volkun legjendar të Romës.
Fundja, është një rekord që ka rezistuar për 93 vjet dhe që askush nga qendërsulmuesit e mëdhenj të Romës nuk kanë mundur ta thyejnë: duke mbetur në epokën bashkëkohore, në të cilën luhen më shumë ndeshje, Batistuta dhe Montella, apo Dzeko.