Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës, GJKKO gjobit me 5 mijë lekë avokatët dhe pezullon afatet e paraburgimit

1 October 2026, 11:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjyqi për dosjen e Ilir Metës nuk u zhvillua as këtë të enjte në GJKKO.

Mbrojtja po vijon bojkotin ndaj rregullores së GJKKO-së, që kufizon edhe punën e avokatëve duke mos u lejuar celularët në salla.

Ndërkohë, ndonëse avokatët kanë përshkallëzuar bojkotin, duke përfshirë tashmë edhe seancat për masat e sigurisë, GJKKO vijon të mos ketë asnjë tërheqje nga rregulloja edhe pasi një pjesë e gjykatësve i dolën kundër kryetarit në detyrë, Erion Bani.

Sërish në seancën e sotme, mbrojtja e Ilir Metës është ndëshkuar me 5 mijë lekë të rinj gjobë. Ndërsa, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu pezulluan sërish afatet e paraburgimit.

Ndërkohë, vetë Meta i cili ishte në seancë ka deklaruar se sipas tij “gjithë kjo situatë vjen me porosi të Ergys Agasit nga njerëzit e Agasit”.


Video