
Kryeministri Edi Rama, rrugës duke shkuar në Budva për Samitin e Procesit të Berlinit, u është përgjigjur pyetjeve të një studenti.
Nisur nga protestat studentore që për të nëntën ditë radhazi kanë pushtuar rrugët e Tiranës dhe disa qytete në Shqipëri, Rama është shprehur i hapur për dialog, por jo me dhunuesit.
Më pas kreu i qeverisë u ndal edhe te çështja e Zvërnecit, e cila ka qenë shkëndija për nisjen e protestës së “Flamingove”, tha se gjithnjë ka qenë i hapur për të dialoguar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së studentit për zyrtarët nga kampi socialist, të cilët sot ndodhen përpara drejtësisë, Rama ripërsëriti frazën se nuk ka mbrojtur asnjëherë askënd nga “shpata e drejtësisë”.
Rama, po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 21–22 tetor 2026.
Samiti do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.