
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë, ku komentoi zhvillimet e fundit politike, protestën dhe përplasjet e regjistruara, duke u bërë thirrje demokratëve për mobilizim maksimal dhe pjesëmarrje sa më të gjerë në protestat kundër qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për dhunë dhe keqqeverisje, ndërsa kërkoi angazhim të strukturave të partisë në terren.
“Rama mendoi se me atë dhunë të egër Tiranën do ta kishte sot. Ai mbrëmë shpalosi një egërsi të paparë. Nxori dhëmbët duke besuar se mund të mposhtte një rini.
Ia hoqën mënjanë mantelin e konformizmit. Sot pedagogët e UT-së dëshmuan veten intelektualë të vërtetë. Me revoltën studentore i dhanë përgjigjen e merituar. Kjo ishte një nga ditët më të rëndësishme.
Mori lajmin e lubisë, dita e sotme na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha. Duam të bëjmë gjithçka në dy parime. Mbështesim me gjithë potencialin tonë protestën. Angazhim në të gjitha burimet njerëzore për t’i nxjerrë në protestë. Do të krijohen grupe pune nga çdo lagje, do të bëjmë gjithçka për mobilizim maksimal të të rinjve, të prindërve, në mbështetje të gjimnazistëve dhe qytetarëve në protestë.
Rruga e vetme për të përcjellë sa më shpejt këtë mostër nga Kryeministria. Çdo ditë që kalon, më e rëndë për shqiptarët. Do të bëjmë gjithçka për pjesëmarrje maksimale.
Jemi në protestë, asgjë në botë nuk na ndan nga protesta. Donte të sillte për të sulmuar selinë agjentë, po dështoi.
Në shkelje flagrante dështoi duke futur banditë. Vetëm e vetëm të vërtetonte tezën anti-FA.
Këta janë anarkistët e shkatërrimit. E gjithë përpjekja që t’u thotë ndërkombëtarëve… Ajo që po ndodh në Paris, edhe erdhi në Tiranë.
Nuk ka një të dytë si Edi Rama. Ta përdorë agjencinë e informacionit me Lindat e tij për të vjedhur me qindra milionë euro.
Nuk ka një të dytë në Evropë që ka transportuar valixhe me euro.
Është unik. Kjo protestë është kryekëput e diktuar nga plaçkitja e buxhetit. Përpjekja e tij është mjerane, gjë që e kanë kuptuar të gjithë.
Mobilizimi ynë për mbështetjen maksimale të kësaj proteste. Përdor ato grupe kriminale që përdori në protestën e parë. Por s’do të mundë kurrë.
Grupet ekstremiste që ushqehen nga paratë që duhet të marrin qytetarët. Janë mbi 2 mijë patronazhistë, inspektorë të inspektoriateve që vishen me uniforma policie”, tha Berisha.