Deputeti gjerman reagon për protestat në Tiranë: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit dhe lidhjeve krim-politikë

20 October 2026, 15:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti gjerman reagon për protestat në Tiranë: Qytetarët

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke shprehur shqetësim për situatën dhe duke vënë theksin te kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një mesazhi, Abraham tha se i ka ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në Tiranë, ndërsa theksoi se kërkesat për t’i dhënë fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës përputhen, sipas tij, me vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.

“I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë”, është shprehur deputeti gjerman.


Video