Si po fabrikohet thashethemi nga Belinda Balluku për “fletëthirr...
19 October, 16:19Fokus
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke e lidhur këtë nismë me nevojën për të frenuar kërcënimet dhe agresionin në internet, që sipas tij cenojnë qetësinë e familjeve.
"Është koha t’i japim përgjigje pyetjes sesi do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç dhe sesi do ta adresojmë gjithë këtë masë agresorësh që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin erëzin e qetësinë familjeve", tha ai.