Balluku paraqitet në SPAK, i njoftohet zgjatja e hetimeve

20 October 2026, 08:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku paraqitet në SPAK, i njoftohet zgjatja e hetimeve
Belinda Balluku

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Belinda Balluku në SPAK me avokatin. Mësohet se Ballukut i është njoftuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri më janar të 2027-ës.

Balluku akuzohet për Shkelje e barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë: Për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).

Po ashtu ajo akuzohet dhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash).


 
 

 

 
 

 

 

 


Video