Rama nxjerr foton me Donald Trump: Meqë s’e takova dot…

1 October 2026, 21:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama nxjerr foton me Donald Trump: Meqë s’e takova dot…

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë foton me presidentin amerikan Donald Trump, e bërë me rastin e pjessmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama ironizon me këtë foto, ata që sipas tij, thanë se ai nuk e takoi Trump.

Postimi i Ramës

Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA

***Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit


Video