Zëvendës sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin Edi Rama.
Verma ndodhet në Shqipëri si pjesë e turit të tij të vizitave në tre vende, ndër to Kosova dhe Serbia.
Zyrtari i lartë i DASH është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është kritik, teksa partneriteti i fortë mes dy vendeve do të jetë një “garantues” në këtë rrugëtim.
“Kënaqësi të takohem me kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë siguron, ndërsa Shqipëria përparon drejt integrimit të plotë evropian”, shprehet Verma në rrjetet sociale.
Great to meet Prime Minister Edi Rama in Tirana to offer thanks for hosting Afghans and supporting Ukraine. We agreed EU integration is critical for Albania’s future. Our strong partnership ensures, as Albania advances toward full European integration. @ediramaal @USEmbassyTirana pic.twitter.com/DXWqJuM5o2
— Richard R. Verma (@DepSecStateMR) January 8, 2025