Sa qytetarë kanë votuar në 2 orët e para në Himarë, krahasimi me 14 majin

4 August 2024, 10:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sa qytetarë kanë votuar në 2 orët e para në

Deri në orën 9:00 në Himarë kanë votuar 6.39% ose 1145 nga 17926 zgjedhës në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Deri në orën 9:00 janë paraqitur votues në 26 nga 36 qendra votimi në total.

Në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të kaluar, kjo shifër është 1,5 % më e lartë, ose rreth 300 votues më shumë.

Tendenca është që të ketë pjesëmarrje më të lartë se në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.


Video