Nis procesi i votimit në Himarë! Tavo dhe Gjikuria në garë për kryetar bashkie

4 August 2024, 08:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis procesi i votimit në Himarë! Tavo dhe Gjikuria në garë
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo

Votimi në Himarë për kryetar bashkie, ka nisur normalisht.

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës janë thirrur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës.

Në orën 07: 10 banorët e Himarë fshat kanë nisur të votojnë në qendrën e votimit tek shkolla greke në Himarë. Ata kanë pritur derisa është hapur qendra e votimit.

Qendrat do mbyllen në  orën 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit.

Të dy kandidatët do të përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Në Himarë janë 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.


Video