Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së? Publikohen kriteret për kandidatët që do përballen me Berishën!

29 April 2026, 15:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së? Publikohen kriteret për
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe hapat që do të ndiqen në këtë proces.

Sipas dokumentit, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është caktuar data 30 prill, ora 12:00.

Kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi, një CV dhe formularin e pastërtisë së figurës.



Video