Zbulohet data dhe ora kur mbyllet lista e kandidatëve të PS

11 March 2025, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet data dhe ora kur mbyllet lista e kandidatëve të PS
Edi Rama

Kur numërimi mbrapsht ka filluar drejt orës për të dërguar kandidatët për deputet në PS, mësohet se kur PS do t’i japë dorën e fundit listës rozë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke i referuar burimeve nga PS raporton se fillimisht Rama do të diskutojë paraditen e së mërkurës emrat që vijnë nga diaspora.

Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli Diasporës, një organizëm brenda në PS udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën Taulant Balla.

Do të jetë ora 19:00 e së Mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale e për t’ia çuar KQZ.

Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit.


Video