Zbardhet dëshmia e Belerit: Nuk kam lidhje me akuzën, lekët nuk i kisha për të blerë vota

13 May 2023, 13:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet dëshmia e Belerit: Nuk kam lidhje me akuzën, lekët nuk i
Fredi Beleri

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë u arrestua për shitblerje votash. 

Në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën.

Ai ka thënë se ishte me të afërmit e tij dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota.

"Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi, lekët nuk i kisha për të blerë vota!", - mësohet se ka thënë Fredi Beleri në sallën e gjyqit.

 


Video