Vota për kandidatin e PS-së në Vlorë fotografohet dhe hidhet në rrjetet sociale

14 May 2023, 16:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vota për kandidatin e PS-së në Vlorë fotografohet dhe hidhet
Vota

Në këto zgjedhje lokale që po mbahen ditën e sotme po ndodhin shumë shkelje. Në Vlorë, vota për kandidatin e Partisë Socialiste, Ermal Dredha është fotografuar dhe është publikuar në rrjetet sociale.

Rasti është denoncuar nga Partia Demokratike.

"Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS.

Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre.PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor." thuhet në njoftimin e PD.

Vota për kandidatin e PS-së në Vlorë fotografohet dhe hidhet


Video