Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i PD, Sali Berisha ka injoruar ditën e sotme, deputetin demokrat Belind Këlliçi në nisje të takimit të mbajtur pasdite për hartën e re gjyqësore.
Këlliçi ndodhej në hyrje të sallës teksa u mat të shkëmbente një përshëndetje me ish kryeministrin por ky i fundit i kaloi përballë dhe nuk denjoi t’i japë as dorën.
Kjo ka ngritur dyshime për krisje të marrëdhënieve mes tyre. Javët e fundit Këlliçi është përfshirë në një përplasje në distancë me aktivisten Evi Kokalari, e cila është edhe një prej njerëzve të afërt të Sali Berishes.
Deputeti i ndjerë në siklet është kthyer nga drejtuesi i zyrës së shtypit të PD-së, Alfred Lelës, i cili ishte duke qeshur me situatën.