
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Vlorë, Elpiniqi Mërkuri, është bërë virale në rrjet pas një video të një interviste në një televizion lokal.
Mërkuri, e cila edhe vetë i paraprin mendimit të shumicës, duke thënë se “do ju duket e çuditshme”, pasi shprehet se “është e prirur të shohë anën e kulturës në vendet që ajo viziton, përmend si një vend të tillë Dubain.
Europa në vija të përgjithshme është e ngjashme në pjesën e strukturës dhe urbanistikës. Në fakt unë kur shkoj dhe vizitoj një vend më tepër jam e prirur të shoh anën e kulturës dhe si këta njerëz jetojnë. Do duket e çuditshme përgjigja që do kthej, por vendi që më ka impresionuar në mënyrë si e trajton popullin e vet, nga vendet që unë kam vizituar deri tani, është Dubai.
Me shumë mundësi, "shefi i saj", kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, i cili ka qenë më parë ambasador i Shqipërisë në Dubai, i ka folur mirë për eksperiencën e tij disa vjeçare në atë shtet...