Video/ Erion Braçe: Po turp a keni? Edhe çmimin e kafes e rritët?

24 March 2022, 10:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Erion Braçe: Po turp a keni? Edhe çmimin e kafes e
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me lajmin se çmimi i kafes mund të arrijë deri në 1 euro.

Sipas llogaritjeve të deputetit, pas rritjes së çmimeve në Itali, çmimi këtu te ne duhet të rritet vetëm 1.25 lekë dhe jo më shumë.

Braçe e konsideron këtë një "zhvatje dhe asgjë tjetër".

"PO TURP A KENI?
EDHE CMIMIN E NJE FILXHANI KAFEJE E RRITET?
Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke;
Pra, ME 1.25 LEKE PER NJE FILXHAN KAFEJE, VETEM 1.25 LEKE!
Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke;
Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nhe filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke.
Cfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke?
Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj?
Zhvatje, asgje tjeter!", shkruan Braçe. 


Video