Sot Kuvend/ Opozita 3 orë debat me qeverinë për rritjen e çmimeve

24 March 2022, 08:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot Kuvend/ Opozita 3 orë debat me qeverinë për rritjen e
Kuvend

Seanca e sotme parlamentare pritet të ketë debate të shumta, pasi sot për 3 orë rresht do të ketë një mocion me debat lidhur me rritjen e çmimeve.

Ky mocion me debat është thirrur nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar demokrat.

Ndërkohë në rend dite është interpelanca e thirrur nga një grup deputetësh më kryeministrin Edi Rama, por nuk dihet nëse do të zhvillohet, pasi ai është nisur drejt Brukselit ku pritet të zhvillohet samiti i NATO-s, e ku do të flitet për luftën në Ukrainë.

Nuk dihet nëse këtë interpelancë, ia ka deleguar Elisa Spiropalit.

Nga ana tjetër në interpelancë është thirrur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga 2 deputetët e grupit të Berishës, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.

Sot Kuvend/ Opozita 3 orë debat me qeverinë për rritjen e


Video