Vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Ditë e zezë për Shqipërinë! Rama i çoi mesazh mafioz SPAK-ut

11 April 2024, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Ditë e
Deputeti Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një "mesazh mafioz" të mazhorancës socialiste refuzimin e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës.

Kuvend votoi sot me 72 vota kundër nga socialistët, dhe 39 pro, duke rrëzuar kështu kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shqyrtohej nga Kushtetuesja për konflikt interesi, lidhur me investimet strategjike që bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria e socialistëve.

“Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi.

Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha ndër të tjera Bardhi.


Video