Vdekja e dy të moshuarve në Dropull, Salianji në Kuvend: Mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerr!

2 May 2024, 11:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdekja e dy të moshuarve në Dropull, Salianji në Kuvend: Mungesa

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për sigurinë në vend.

Fjalën e tij në Kuvend, Salianji e nisi me ngjarjen e ndodhur në Dropull ku janë gjetur të pajetë dy të moshuar, të cilët sipas policisë, janë dhunuar.

Salianji ngriti shqetësimin se policia nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për rastin.

Salianji thekson se vjedhjet, grabitjet dhe mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerre për qytetarët.

“Vdekja e dy të moshuarve në Dropull. Policia thotë për shkak të dhunës ndaj tyre. Vjedhjet grabitjet dhe mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerre për qytetarët. Prej vitesh, situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë. Ministria e Mbrojtjes duket se është e pafuqishme për të reaguar për çdo rast”, tha Salianji.


Video