‘Unë do i bie, do e thyej në mes’, Ilir Meta: Ma sillni Ramën tani këtu në studio se e di unë ç'i bëj

15 November 2022, 09:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Unë do i bie, do e thyej në mes’, Ilir Meta: Ma sillni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar një përballje televizive për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta tha se Ramën mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumenta aferat korruptive.

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumenta”, theksoi ai.

Meta deklaroi se kjo forcë politike nuk ka pasur figura të spikatura për kandidatë për kryetarë bashkie, ndaj ia dorëzoi Partisë Demokratike këtë proces. Meta u shpreh se një arsye tjetër, ishte dhe fakti se Partia e Lirisë, aktualisht nuk është e përgatitur.

“Partia e Lirisë është një parti që sapo e ka kaluar një proces tranzicioni dhe nga ana formale, proceduriale, që nga 25 prilli e deri te 29 tetori.  Së dyti, dihet që ish-LSI-ja pësoi një traumë të madhe për shgkak të gabuara që mori vetë. Aktualisht, nuk ka qenë një forcë realisht e përgatitur apo ku kishte individë shumë të spikatur dhe të gatshëm, që kishin investuar gjatë kësaj kohe për kryetarë bashkish”, theksoi ai.


Video