Ashtu siç dhe e paralajmëri gjatë paraditjes, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për ngjarjen tragjike të 21 Janarit, ku u vranë para Kryeministrisë 4 protestuesit: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Ulsi Manja ka kallëzuar Sali Berishën, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish-ministër i Brendshëm në atë kohë, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës. Ata akuzohen për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Shpërdorim detyre".
Më herët gjatë deklaratës për mediat, ministri Ulsi Manja theksoi se pret nga SPAK që të tregojë që është në lartësinë e detyrës që ka dhe të hetojë këdo pavarësisht nga hierarkia që ka pasur apo ka në shtet.
Për ngjarjen e 21 Janarit kanë dalë prova të reja për të cilat Prokuroria nisi sot hetimet.
Të premten e kaluar, gazetari i kronikës, Artan Hoxha publikoi për herë të në emisionin "Zona Zero" në Top News një audio-rtegjistrim që tregonte qartë se urdhëri për vrasjet e 21 Janarit të vitit 2011 ishin dhënë nga lart.
Audio-regjistrimi i përkiste një kanali radiojeje, ku ishte pjesë pjesë vetëm, kreu i Gardës në atë kohë Ndrea Prendi me vartësit e tij, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Policisë së Tiranës në atë kohë. Sipas gazetarit, ai material është ruajtur nga një vend aleat.
