Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Presidencë ku ka zgjatur më shumë se një orë.
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, ministrat si dhe Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.
Përfaqësuesi i vetëm nga opozita ishte deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Xhaferraj mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar u analizua gjendja e sigurisë në vend pas sulmeve kibernetike të Iranit, si dhe u vendosën prioritetet për vitin 2023.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, është momenti kur kryeministri Rama largohet nga Presidenca me eskortë.