Rama reagon për "21 Janarin": E vërteta dihet botërisht, një fakt i ri rrëqethës sapo ka dalë në dritë

21 January 2023, 12:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama reagon për "21 Janarin": E vërteta dihet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të 21 Janarit 2011, ku sot bëhen 12 vite nga dita kur u vranë 4 protestues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Kreu i Qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga homazhet në bulevard me familjarët e 4 të ndjerëve dhe anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe nga takimi që pati me ta në Kryeministri

Rama shkruan se e vërteta e asaj ngajrje dihet botërisht dhe se janë në pritje që të bëhet drejtësi për katër vrasjet në Bulevard, teksa thekson se ka dalë një fakt i ri në dritë, duke iu referuar përgjimeve.

“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrëqethës sapo ka dalë në dritë…”, shkruan Rama krahas fotove.



Video