“U rrit nafta si me buton”, Balluku-Tabakut: Dilni bëni akuza ndaj "qeverisë Rama" që...

24 March 2022, 12:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“U rrit nafta si me buton”, Balluku-Tabakut: Dilni bëni akuza

Pas debateve për rendin e ditës, nisur seanca plenarë ka nisur sot në Kuvend me mocionin për çmimet e kërkuar nga kryetari  i komanduar i PD-së Enkeled Alibeaj.

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku paraqiti 9 pikat që do diskutohen në rend dite duke akuzuar qeverinë për mos marrjen e masave në kohë krize. Tabaku theksoi se është ndërtuar një politikë fiskale në kurriz të qytetarëve shqiptarë  e cila sot po ju kthehet kundër.

Nga ana tjetër, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha në fjalën e saj në Kuvend se deputetët e PD-së po përpiqen të fshehin problemet e tyre të brendshme duke dalë në deklarata për shtyp me akuza ndaj qeverisë.

Balluku theksoi se Partia Demokratike nuk ka bërë asgjë në kohë paqeje, e duke shtuar se qeveria ‘Rama’ ka hequr TVSH për biznesin e vogël dhe se jep 3 mijë lekëshin për një numër të lartë të njerëzve në nevojë.

Tabaku: Është situatë ku inflacioni po shoqërohet me rritje të varfërisë. Kjo situatë ka nisur që në fund të vitit të kaluar qenë dhjetor. Përjetuan rritje çmimesh. Në kohën e krizës ne pamë se menaxhimi më i mirë i kaskadës do ndikonte më mirë. Kur duhej blerë energjia, qeveria shiti. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK për këtë çështje.  Ne thamë se qeveria duhet të marri masa se po vjen një krizë që nuk ka lidhje me dinamikat botërore. Krizë ka nisur të ndihet herët shumë. Sot një familje paguan 42% ushqime.” tha Tabaku.

Tabaku mes të tjerash ka thënë se është krizë e korrupsionit që ka trokitur në Shqipëri.

“Nuk është rastësi që çmimi i karburantit ulet dhe ngrihet me buton. Konkurrenca sot ka mbyllur veshët. Pse rritet më shpejt se çmimi në bursë? Arsyeja është taksa. Apo 120 lekë në një litër karburant. JAnë taksa të rritura në mënyrë abuzive”

Balluku: Merruni me SPAK, që të dilni në deklarata për shtyp dhe mediat të mos merren me sherret tuaja familjare. Nuk arrij të kuptoj taksë e mbivendosur për të goditur punën, nga 2013 kur kjo qeveria, Edi Rama është ai që hoqi TVSH për biznesin e vogël sepse është motori i ekonomisë në vend.Si e thoni ju këtë?! Se e dini mirë se çfarë keni bërë me pagat, dhe me atë minimale, pensioneet etj.

Ju e dini mirë se çfarë përmban kjo paketë, në rast se do hiqnim të gjithë taksat ashtu sic ju sugjeroni nga karrigia por me cilat para konstetohet 3 mijë lekëshi që do i jepet shumë njerëzve në nevojë.

Për transportin urban ne kemi kompensuar me 100 lekë/për litër urbanët që të mos prekin qytetarët me rritjen e çmimit të biletës. Ju nuk keni ditur të bëni gjë as në kohë paqeje, jo më tani në kohë lufte.


Video