Trump dhe Netanyahu ranë dakord për planin për paqe në Gazë, reagon Sali Berisha!

30 September 2025, 10:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump dhe Netanyahu ranë dakord për planin për paqe në
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndet dakordësinë Trump-Netanyahu për planin e paqes në Gaza.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shkruan “Në emër të Partisë Demokratike të Shqiperisë përshëndes këtë arritje të madhe diplomatike të Shtëpisë së Bardhë dhe uroj që plani i Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Gaza të shërbejë si projekt për një paqe të qendrueshme në rajon.”

Kryedemokrati thotë se zbatimi i këtij plani të miratuar në takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Netanyahu hap rrugën për përfundimin e konfliktit, lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe tërheqjen e Izraelit nga pushtimi i Gazës dhe vendosjen e paqes.

Plani i Paqes i Presidentit Trump drejt konkretizimit

Zbatimi i këtij plani të miratuar në takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Netanyahu hap rrugën për përfundin e konfliktit, lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe tërheqjen e Izraelit nga pushtimi i Gazës dhe vendosjen e paqes. Netanyahu i kërkoi të falur Katarit për sulmin ajrëor në Doha.

Qeveria, vendet arabe të rajonit dhe disa vende tjera si Turqia, Pakistani, Indonezia përshëndetën lidershipin e Presidentit Trump dhe përpjekjen e tij të sinqertë në përfundimin e konfliktit në Gaza.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqiperisë përshëndes këtë arritje të madhe diplomatike të Shtëpisë së Bardhë dhe uroj që plani i Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Gaza të shërbejë si projekt për një paqe të qendrueshme në rajon.”

Plani, i dakordësuar nga Trump dhe udhëheqësi izraelit Benjamin Netanyahu, propozon një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Ai përcakton që brenda 72 orësh Hamasi duhet të lirojë 20 pengje izraelite të gjallë dhe mbetjet e më shumë se dy duzinave pengjesh që mendohet se kanë vdekur, në këmbim të qindra banorëve të Gazës të ndaluar.

Një burim palestinez tha për BBC se zyrtarëve të Hamasit u është dhënë plani 20-pikësh i Shtëpisë së Bardhë.

Plani kërkon që Hamasi të mos ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës dhe lë derën hapur për një shtet përfundimtar palestinez.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Trump e quajti planin “një ditë historike për paqen”.

Netanyahu deklaroi nga ana e tij se Izraeli “do ta përfundojë punën” nëse Hamasi e refuzon planin ose nuk e zbaton atë.

Autoriteti Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, i ka konsideruar përpjekjet e presidentit amerikan si “të sinqerta dhe të vendosura”.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve WAFA, Autoriteti Palestinez tha se “ripërtërin angazhimin e tij të përbashkët për të punuar me Shtetet e Bashkuara, shtetet rajonale dhe partnerët për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të siguruar shpërndarjen e mjaftueshme të ndihmës humanitare në Gaza dhe për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve”.


Video