Tensione në Kuvend, Garda rrethon Foltoren teksa flet, Taulant Balla!

13 February 2025, 12:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në Kuvend, Garda rrethon Foltoren teksa flet, Taulant Balla!
Taulant Balla

Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione teksa në Kuvend mbante fjalën ministri Taulant Balla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin.

Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin.

Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan.

I pari që shkoi drejt Foltores ishte Flamur Noka dhe më pas edhe deputetët e tjerë të PD-së.


Video