“Ç’të thotë Gazi për kallëzimin që ka bërë për vilat e tua?”/ Replika të ashpra mes Curit dhe Nokës: Kujdes nga minjtë e bodrumeve

4 April 2024, 23:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ç’të thotë Gazi për kallëzimin që
Arjan Curi dhe Flamur Noka

Analisti Arjan Curi dhe demokrati Flamur Noka janë përplasur në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në Top Story në Top Channel

Curi i është drejtuar me një pyetje Nokës, duke i thënë se çfarë i tregon Gazment Bardhi lidhur me denoncimin që ka bërë ndaj tij, për vilat e këtij të fundit.

Noka iu kthye duke i thënë me ironi: Ruhu nga minjtë e bodrumeve.

Pjesë nga debati:

Curi: Kam vetëm një pyetje për ty. Kur shkoni dhe bindni demokratët se jeni bashkë, çfarë të thotë Bardhi në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë për vilat e tua?

Noka: Çfarë më thotë Gazi për vilat e mia? Po thua ti për vilat  e mia?

Curi: Ore po thotë Gazi, unë nuk them gjë

Noka: Ok, dakord

Curi: Unë them pra, çfarë iu thotë Gazi

Noka: Gazi më tha ruhu nga mijtë e bodrumeve

Curi: Gazi ka qenë në bodrum. Gazi ka qenë në bodrum dhe është takuar me ty para se të futet atje

Noka: Ore unë këtë porosi kisha, unë ta përcjell porosinë

Curi: Unë ju dua shumë të dyve, se kallëzoni njëri-tjetrin.

 

 


Video