Takimi i Ramës në Athinë, fjalimet nisin me dy politikanet shqiptare me rrënjë greke

12 May 2024, 12:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi i Ramës në Athinë, fjalimet nisin me dy politikanet
Majlinda Dhuka dhe Romina Kuka

Kryeministri Rama dhe zyrtarë të tjerë kanë nisur takimin me shqiptarët në Athinë.

E para që mbajti fjalën në këtë takim ishte Romina Kuka, e cila kujtoi rrënjët e saj greke.

Ajo tha se falë dialogut Greqia dhe Shqipëria do të jenë një model partneriteti deri në vitin 2030.

“Mua më ka rritur gjyshja ime greke. Dega më e vjetër e familjes së saj ndodhet në Athinë. Fëmijëria ime është e mbushur me tregime se si në Athinë shqipja ka qenë një gjuhë e zakonshme. Unë ndihem e nderuar që më jepet mundësia të flas në këtë takim. Është privilegj për mua të flas këtu edhe si kolegia e atyre që kontribuojnë në skuadrën e Edi Ramës për ta anëtarësuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane. Ju jeni pararoja e anëtarësimit tonë në BE. Arsyet e punës më lidhin edhe me zonat ku jeton dhe punon minoriteti grek në Shqipëeri. Jeta, puna dhe hallet e minoritarëve grekë në Shqipëri nuk kanë lidhje me propagandën që ngrihet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Së bashku, edhe falë dialogut dhe bashkëveprimit mes dy qeverive tona, do të bëjmë që Shqipëria dhe Greqia e vitit 2030 të jenë shndërruar në një model partneriteti.

Ju shqiptarët e Greqisë jeni krenaria jonë”, tha ajo

Pas saj ishte kryenegociatoria Majlinda Dhuka që mori fjalën në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë. Ajo foli pak për prejardhjen e saj, duke thënë se “është vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas.

Dhuka tha se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për integrimin në BE.

"


", tha Dhuka.


Video