Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Republika e prokurorëve rrezikon unitetin e Partisë rreth korrupsionit

20 January 2024, 15:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Republika e prokurorëve rrezikon
Deputetja Jorida Tabaku

Duke iu përgjigjur ministres Elisa Spiropali, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka cituar një deklaratë të Ramës në Kongres, që sipas saj tregon se socialistët i tremben të ashtuquajturës "republika e prokurorëve".

“Nën këshillën e koleges fjalëshumë iu riktheva fjalës së KM në kongres dhe zbulova synimin e tij. Të shmangim Republikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na rrezikon unitetin e Partisë rreth korrupsionit për të ndërtuar Republikën Popullore Socialiste”, shkruan Tabaku në një postim në rrjetin social "X".


Video