Sot Kuvendi pritet t'i kthehet normalitetit, do votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

21 March 2024, 07:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot Kuvendi pritet t'i kthehet normalitetit, do votohet ngritja e dy

Për herë të parë pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë këtë javë do t’i kthehet normalitetit. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Pas dakordësisë, në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit. 

Shqiptarja.com zbardhi dy draftet për komisionet që do të votohen sot në parlament, ku janë përcaktuar dhe 15 anëtarët, 6 të Rithemelimit dhe 8 të PS. Afati për komisionet hetimore do ketë 4 muaj.

Në rendin e ditës janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike apo ndryshimet në ligjin e Gardës.



Video