Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti Ervin Salianji është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit ku pritet të jepet vendimi për çështjen e dosjes “Babalja”.
Salianji është shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë demokratë.
Trupa Gjykuese përbëhet nga Genti Shala, Elona Toro dhe Iliba Bezati.
Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie.
Sipas Gjykatës së Tiranës, Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.