Si do më trajtonit nëse do ju kërkoja një favor? Përgjigjja e kandidates për kreun e SPAK shkakton të qeshura: Kafen nuk ta ofroj!

11 December 2025, 12:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si do më trajtonit nëse do ju kërkoja një favor?
Doloreza Musabelliu

Kandidatja për drejtuese të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu mori disa pyetje nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Njëra prej tyre, Arta Mandro e pyeti sesi do ta trajtonte nëse ajo i shkonte në zyrë për një çështje personale të saj.

Përgjigja e Musabelliut duke pyetur se “favorin do ta kërkoni apo jo kundrejt shpërblimit”, fillimisht shkaktoi të qeshura, por më pas ajo sqaroi se e bëri këtë pyetje për të përcaktuar nëse ka apo jo vepër penale.

“Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej”, sqaroi Musabelliu.

Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo

Doloreza Musabelliu:  Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.

Arta Mandro: Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?

Doloreza Musabelliu: Kafe jo nuk të ofroj


Video