Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken gjatë takimit që po zhvillon me të rinjtë te Piramida.
“Shumë nga pronarët e kësaj piramide do donin të ishin këtu, por protokolli i Departamentit të Shtetit nuk i lejoi. Ne emër të të gjithë Shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç thotë edhe ligji ynë prej 500 vjetësh, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”.
Mirësevini në Shqipëri miku im, ne nuk jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera, por jemi të parët për dedikimin tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera janë”, u shpreh Rama.
Nga ana e tij Bliken shprehu mirënjohjen për mikpritjen që iu rezervua në, siç tha ai, vendin e shqiponjave, teksa nuk kurseu dhe disa fjalë të mira për kryeministrin Edi Rama të cilin e quajti “lider të shquar”.
“Mirëdita dhe ju falënderoj për pritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Zoti kryeministër është një kryeministër i mirë dhe lider i shquar. Sot në rrugët e Tiranës pashë energjinë, optimizmin për të ardhmen. Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërinë, ekipi juaj i futbollit u kualifikua për herë të dytë, unë ndoshta do të vij gjatë finales së Kupës Europiane dhe ndoshta do t’ju ndihmoj”, u shpreh Blinken.