"Është i ri, në hapat e parë", Bogdani ironizon Këlliçin si rival brenda partisë (VIDEO)

2 November 2022, 21:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Është i ri, në hapat e parë", Bogdani ironizon
Këlliçi dhe Bogdani

Kandidatët për primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës duket se kanë nisur sulmet ndaj njëri-tjetrit. 

Mbrëmjen e sotme ka qenë Gert Bogdani i cili duket se ka lëshuar një "thumb" ndaj Belind Këlliçit, rivalin e tij brenda partisë. 

Në një intervistë në Faxnews, pyetjes së moderatores se sa shanse ka përballë Këlliçit që aktualisht është edhe deputet ka dhe më ndikim në bazë, Bogdani tha se në këtë garë dikush ka një karrierë më të gjatë dhe dikush më të shkurtër ose në hapat e parë.

“Beteja do të jetë e ashpër përballë kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës. Në primare është një garë, dhe nuk mund ta quaj betejë brenda lojlit ku të gjithë jemi kolegë, kush më i ri dhe kush më i vjetër, kush me një karrierë më të gjatë dhe kush me një karrierrë më të shkurtër ose siç e thashë në hapat e parë. Duhet parë si një garë për demokratët ku i ofrojnë qytetit të Tiranës kandidatin më të mirë që mund të mundë pastaj në betejën tjetër kryetarin aktual të Bashkisë”, tha Bogdani.


Video