Sherri brenda Foltores, Kokalari: Këlliçi do fuste Bleonën në Këshillin e PD-së, do tregoj fotot nudo në gjykatë

20 June 2022, 08:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri brenda Foltores, Kokalari: Këlliçi do fuste Bleonën
Këlliçi, Bleona Qereti dhe Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari vazhdon sulmet ndaj deputetit demokrat, Belind Këlliçi, edhe pse ky i fundit e paditi për shpifje dhe fyerje në Gjykatën e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se ka qenë Këlliçi ai i cili ka futur këngëtaren Bleon Qereti në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD-së. Kokalari tregon më tej se avokati i këngëtares e ka paralajmëruar me padi për shpifje, ndërsa ajo i është përgjigjur se do i tregoj gjykatësit fotot nudo të këngëtares.

Aktivistja e republikanëve të ShBA-së shton më tej se falë saj, Bleona Qereti këndoi himnin amerikan përpara një mitingu të Trump në Michigan.

Kokalari shkruan gjithashtu se deputeti i PD-së Belind Këlliçi edhe në Kuvendin e PD-së të 30 Prillit ka sjellë një tjetër personazh super grotesk.

Postimi i plotë:

Fillimisht Basha #2 fut një këngëtare (që akoma pres ta dëgjoj të këndoj të paktën njëherë live) si kandidate në Këshill Kombetar - dhe kur unë them "me këtë do e prezantojmë konservatorizmin shqiptar,” kjo bën të indinjuarën dhe dergon një ‘cease & desist’ letër nga një avokat që as nuk e paguan, dhe të thotë: "Boll shpifet për të se i dëmton reputacionin dhe do të të hedhim ne gjyq." Pastaj vete ja dërgon letrën 30 portaleve sepse per të ky është 'lajm'.

Në fakt pergjigja ime avokatit të kësaj ishte "Shumë mirë, më hidhni në gjyq - se seriozisht pres të shoh fytyren e gjykatesit kur ti tregoj fotot nudo të cilat i botoj uncle Fester, ose kur ti tregoj rastin kur meqë m’u ngjit gjatë fushatës së Trumpit, i mundesova të këndonte himnin Amerikan përpara një mitingu në Michigan, diku para zgjedhjeve të 2020, ku do ishte prezent zv. Presidenti Mike Pence, dhe mbasi e aprovuan shërbimet sekrete, stafi zv. Presidentit dha ultimatum momentin e fundit që kjo mos këndonte sepse me sa u la të nenkuptohej, profili i saj në internet binte në kundërshtim të plotë me virtytet dhe vlerat konservatore të Mike Pence. Nejse, në atë kohë më erdhi keq por dhe turp për drejtorin e fushatës së Michigan që kjo çfarë nuk i tha e nuk i bëri - duke e kërcënuar se do ta hidhte në gjyq, blah, blah, blah - a thu se ja kishte prishur ai i shkreti këtë gjë. Në fakt ajo vet ja prishi vetes, dhe askush tjetër nuk kishte faj.

Më vonë në Kuvend Basha #2 fton një personazh tjetër super grotesk që ka një podcast diku andej nga Wisconsin apo Milwaukee, që personalisht nuk më pëlqen për fjalorin vulgar që përdor. Nejse, ky erdhi dhe bërtiste në Kuvend ashtu siç bërtet në emisionin e vet, pa kuptuar që përpara kishte një audience shumë ndryshe nga ata pak vetë që e ndjekin. Gallatë është kur thotë se po 'inkurajonte" demokratet sepse sipas tij ishin të gjithë duke qarë.

Ne fakt mua të gjithë mu dukën të lumtur atë ditë se në fakt Kuvendi i 30 Prillit ishte pika kulminante e gjithë betejës që filloj në Shtator.

Tashti Basha #2 e manipuloi këtë tipin duke i thënë Evi bëri namin që ti fole në Kuvend, dhe ky tashti ka inat personal që ma shprehu vetë dje para se të lançonte sulmet e orientuara nga skuthi ‘Basha 2’

Në fakt ky është një sulm tjetër bazuar në shpifje dhe aludime nga më absurdet që janë në konkurrencë të plotë me sulmet e Fundorrimës që ky i Milwaukee me përbuzje thotë se Fundorrima ka a s’ka 1000 vetë që e ndjekin dhe nuk e lexon njëri, kur ky ka platform të fortë me 300,000 followers e se llogarit atë tjetrin.

Dmth këtu kemi konkurrencë të llumit mediatik.

Nejse - se ku lexova diku që këtu kanë filluar të vetë-pastrohen politikanët. Më duket se e njëjta gjë do të ndodh dhe me mediat, e ndoshta ky është fillimi i mirë i pastrimi të mediokritetit Shqiptar.


Video