Samiti në Malin e Zi/ Nga kuleta digjitale te doganat, Rama rendit disa pika të planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor

16 May 2024, 10:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samiti në Malin e Zi/ Nga kuleta digjitale te doganat, Rama rendit disa
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Rama: Është koha që rajoni të bëhet pjesë e kuletës digjitale evropiane. Objektivat për këtë i kemi përfshirë në planin tonë të reformave, besoj do t’i implementojmë brenda vitit 2027. Ballkani ka nevojë për një shteg të hapur lidhur me këtë projekt, do të sugjeroja të lëvizim bashkërisht drejt BE.

Por kemi një bashkëpunim të kufizuar në sektorin e shëndetësisë dhe integrimit në aleancën mjekësore sugjeroj që duhet të shkojmë drejt një Bashkimi Evropian të shëndoshë. Pandemia e ka treguar sa e rëndësishme është bashkëpunimi mes nesh.

Duhet të komentoj hartën për lehtësimin e tregtisë, ku janë vetëm 8 pika kalimi. Nuk do të përfitojë vetëm rajoni por edhe vende anëtare.

Nga bashkëpunimi që nevojitet në rajon dhe në PE lind koncepti gjithëpërfshirës i sigurisë. Duhet të hyjmë në një fushë të gjërave të tregut europian, për bashkëpunim në çështjet e tregtisë dhe doganave. Do të gjejmë një zgjidhje për këto ndryshime ligjore ose administrative. Nuk duhet të presim sa të bëhen ligjet.

Duhet të jemi pjesë e luftimit të sulmeve kibernetike, fokusin tonë e kemi te propozimet për të themeluar akademinë për tregun evropian, do të presim studimet për akademinë dhe nuk është e vështirë që të kemi një kolegj të Evropës, në një kampus të Tiranës. Do të lehtësonte transfertën e gjithëpërfshirjes.

Do të vazhdojmë bashkëpunimet rajonale dhe zotohemi për këtë. Nuk është e kaluara që duhet të kontrollojë të ardhmen.


Video