Rama: Të gjitha bashkitë tona janë më të pastra, përveç Shkodrës

29 April 2023, 16:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Të gjitha bashkitë tona janë më të pastra,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dropull në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Gjatë një takim me gratë dhe vajzatm Rama u shpreh se prioritet i qeverisë mbetet turizmi që do të fuqizojë çdo familje.

Ndër të tjera përmendi edhe bashkinë e Shkodrës duke thënë se është i vetmi qytet ku nuk ka shërbimet e duhura për shkak të asaj që i referohet si verbëria politike.

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjitha bashkitë janë të pastra përveç Shkodrës. Kujtojmë se pas tensioneve me kryebashkiakun në ikje Dritan Leli, Rama ka thënë të njëjtën gjë edhe për Vlorën, se është e papastër dhe shfaqej vetë duke mbledhur mbeturina.

“Sot bashkitë tona janë të pastra përveç Shkodrës ku verbëria politike është paguar nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura. S’dua të vazhdoj me punët e grave në qeverinë tonë por dua të them që në këshillat bashkiak kemi fuqi të barabartë dhe dua t’i falenderoj të gjithë zonjat që janë bërë pjesë e këshillit bashkiak të Dropullit. Një është është e sigurt, që kemi hapur një fazë të re për Shqipërinë, ekonominë, punësimin, turizmin.

Turizimi është industria bazë që do ta fuqizojmë vit pas viti me të gjithë komponentët e vet për të fuqizuar çdo familje që jeton kudoqoftë në Shqipëri. Sot kushdo që hap agroturizëm fiton më shumë se ai që punon në Greqi”, tha Rama.


Video