Rama takim me drejtuesit politikë/ Mbledhje me dyer të mbyllura te “Vila e Kuqe”!

9 Shtator 2026, 11:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama takim me drejtuesit politikë/ Mbledhje me dyer të mbyllura te

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit politikë të PS te “Vila e Kuqe” në Tiranë.

Takimi nis në orën 12:00 dhe zhvillohet pa praninë e mediave.

Përmbajtja e diskutimeve nuk është bërë publike, ndërsa fokusi pritet të jetë te organizimi i strukturave dhe objektivat politike në qarqe.

Përgjatë javëve të fundit Rama ka zhvilluar disa takime me drejtues të lartë të qeverisë, si edhe me drejtues politikë të PS.


Vox Pop

Video