
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit të qytetarëve që lëvizin në kufirin mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Twitter, Rama uron që ‘palët të mos humbasin më kohë dhe energji në arritjen e marrëveshjeve kaq të thjeshta, sa kjo sot’.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkruan Rama.
Kosova dhe Serbia ranë dakord që të njohin dokumentet e identifikimit të lëshuara nga autoritetet përkatëse. Në këmbim, Prishtina do të lejojë serbët e Kosovës që të kalojnë kufirin me dokumente të lëshuara nga Beogradi.