Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, krah kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako dhe të rinjve.
Pasi ironizoi koalicionin Berisha-Meta, të cilët i cilësoi i zorrë qorre, Rama ka folur edhe për zonën e Porto Romanos.
Rama tha se po përgatitet pjesa tjetër e administrimit të kësaj hapësire që ka nevoje ende për t'u lulëzuar.
"Deri pak vite më parë këtu gjendej një plagë e madhe e qytetit të Durrësit, fusha e mbledhjes së plehrave prej shumë dekadash, e cila ishte kthyer edhe në një skemë ku trupat e televizioneve të huaja vinin për të xhiruar e për të bërë kronika tejet të zymta për Shqipërinë.
Sot është realitet 100% ndryshe, i transformuar nga një hapësirë ku kishte vetëm plehra dhe kafshë që vinin rrotull mes tymit në një hapësirë e cila së shpejti do të gjallërohet nga gjithë ata të rinj e të reja që kanë dëshirë të aktivizohen në sport, por edhe nga familje në ditët e pushimit apo orët e pasdites që do të duan të kalojnë në një mjedis mes gjelbërimit dhe i patrazuar nga zhurmat e makinave.
Pemët do të qëndrojnë pas shumë e shumë fushatave për t’i bërë hije tokës e për të shtuar përmasën e gjelbërt”, shprehet Rama.
"Sot është një realitet ndryshe, nga një hapësirë ku kishte vetëm plehra dhe kafshë që vinin rrotull mes tymit, në një hapësirë që së shpejti do të gjallërohet nga të gjithë ata të rinj dhe të reja qe kanë dëshirë të angazhohen në sport, në ditët e pushimit apo pasdite që duan ta kalojnë kohën një mjedis mes gjelbërimit.
Po mbaron kolaudimi dhe po përgatitet pjesa tjetër administrimi i kësaj hapësire që ka nevoje ende për tu lulëzuar, Për këtë arsye jemi këtu për të mbjellje pemët.
Duke ulur shpenzimet elektorale, tribunat e ekranet dhe mjetet e propagandës zgjedhore që janë të përkohshme për t’i financuar që do të qëndrojmë pas shumë fushatave për t’i bërë hije tokës dhe për të shtuar përmasat e gjelbra të qytetit.
Kam frikën se kur flasim për të rinjtë dhe kufizohemi vetëm disa nga ato pjesë të punës sonë që lidhen drejtpërdrejt me ta, harrojmë që sot të rinjtë janë shumë më të përfshirë atë që është realiteti i botës. Gjërat janë pak më ndryshe, në shumë aspekte.
Shumëkush bën një krahasim të drejtpërdrejtë sa është rroga në Gjermani e sa këtu, po pakkush shkon pak me tutje, sa janë shpenzimet atje dhe sa këtu. Sa pjesë të rrogës që të merr shteti atje dhe sa pjesë ta merr shteti këtu, këtu fillon ndryshon pak raporti", tha Rama.