Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Gjermani, ku do të marrë pjesë në panairin e turizmit si dhe ku pritet të takohet me emigrantët shqiptarë.
Rama thotë se në këtë panair, Shqipëria ka vendin e nderit, dhe do të lërë një përshtypje të mirë për të gjithë vizitorët.
“Mirëmbrëma nga Berlini, pas një dite vërtet të bukur në Athinë, në panairin kombëtar të punës 120 kompani nga Shqipëria paraqitën ofertën e tyre për një gamë të gjerë vendesh pune erdhëm këtu në Gjermani, ku nesër do të çelim panairin më të madh të bots për turizmin dhe ku kemi vendin e nderit”, shprehet Rama.