Rama mbledh sot Kryesinë e PS, ja çfarë pritet të vendoset

9 December 2024, 10:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbledh sot Kryesinë e PS, ja çfarë pritet të vendoset
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PS për të zyrtarizuar Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës, por edhe ndryshimet e tjera.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë gjithashtu edhe organizimi për zgjedhjet e vitit 2025.

Kujtojmë se Rama i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm shumë më herët dhe ka pretenduar në deklarata për media se PS do të arrijë një rezultat historik, si në vitin 1997.

Nga ana tjetër, edhe opozita ka nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme, ku kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar te mbështetësit fitoren e zgjedhjeve dhe rotacionin politik.

Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare


Video